Pas daljes Olta flet për Luizin dhe Kiarën, tregon se kush mund të jenë katër finalistët

Pas largimit nga shtëpia, Olta ka folur në një intervistë për “Fan Club”.

Ajo shprehu dëshirën që Big Brother-in ta fitojë Dea Mishel.

E pyetur nëse i dha fitoren Luizit me largimin e saj, ajo ka thënë se Luizi i’a ka “shkatërruar” ashtu siç edhe ja zbukuruar rrugëtimin brenda shtëpisë.

Olta shprehu dëshirën që të kalonin pushimet në çift me Kiarën e Luizin, por bashkëshorti i saj tha se nuk i ka shok. Kjo batutë solli të qeshura mes tyre.

Për të Big Brother mbaroi dhe nuk do e ketë problem të takohet me banorët e t’ia kalojë bukur me ta.

Për sa i përket sjelljes së Efit kundrejt saj, ajo tha se e kupton mërzinë e saj, pasi as nuk e përcolli kur doli nga shtëpia.

Sipas saj finalistët e Big Brother-it do të jenë: Luizi, Dea, Qetsori dhe Kristi.

YouTube player