Bujar Osmani dhe Xhelal Bajrami drekojnë bashkë, njëri prokuror, tjetri i dyshuar për malverzime (Foto)

Bujar Osmani dhe Xhelal Bajrami drekojnë bashkë

Zëvendëskryeministri për Çeshtje Evropiane, Bujar Osmani është parë sot duke drekuar bashkë me Xhelal Bajramin, i cili është Zëvendës – Kryeprokuror i Shtetit.
Takimi është realizuar në një restorant të njohur në Kumanovë, ndërsa nuk kemi informacione se për çka është biseduar, apo nëse kjo ka qënë drekë punë ose thjeshtë takim miqësor, shkruan in7.

Për të mësuar më shumë i dërguam pyetje Bujar Osmanit, por deri në këto momente nuk na është përgjigjur.

Xhelal Bajrami ka qënë Ministër për Politikë Sociale dhe zëvendësministër në MPB nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim. Prej disa vitesh ushtron funksionin e Zëvendësit të Kryeprokurorit të Shtetit.

Nga ana tjetër, Bujar Osmani është njëri nga të dyshuarit për të cilin ish – Prokuroria Speciale kishte hapur hetim për keqpërdorim detyre, bazuar në materialet e përgjuara gjatë kohës që Osmani kishte qënë Ministër i Shëndetësisë, përcjell in7. Procesi ndaj Osmani u quajt “Pacienti”, por deri në këto momente nuk ka ndonjë epilog.

Gjyqësia në vend po kalon në një periudhë shumë të vështirë e njëri nga shkaqet kryesore është pikërisht kontrolli apo ndërhyrja e politikes dhe politikanëve në sistemin gjyqësor./in7.tv/