Dyshime për abuzim seksual me të mitur në Shkup, tre persona përballen me kallëzime penale

Tre persona nga Shkupi janë kallëzuar penalisht nën dyshimin për përfshirje në dy raste të veçanta të abuzimit seksual me fëmijë nën moshën 15-vjeçare.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, rasti i parë është regjistruar në shkurt të vitit 2026, kur P.N. (49) dyshohet se ka kryer veprime seksuale ndaj një të mituri.

Rasti tjetër daton nga korriku i vitit 2025. Për këtë rast, policia ka ngritur kallëzim penal ndaj P.N. (47) dhe A.T. (62), të dy nga Shkupi, të dyshuar për veprime seksuale ndaj një të mituri.

Të tre personat janë kallëzuar për veprën penale “Përdhunim i fëmijës që nuk ka mbushur 15 vjeç”, ndërsa rastet do të trajtohen nga organet kompetente të drejtësisë.