Këshilltarët e Aleancës për Shqiptarët në Çair, Nagip Brava dhe Arlinda Imeri Shllaku, kanë propozuar lirimin e plotë nga detyrimet komunale për çiftet deri në 40 vjeç që ndërtojnë ose blejnë shtëpinë e tyre të parë.
Iniciativa synon të ulë barrën financiare dhe t’u krijojë të rinjve kushte më të favorshme për sigurimin e banesës.
Këshilltarët e ASH-së i bëjnë thirrje kryetarit të komunës dhe shumicës në Këshillin Komunal që ta përfshijnë propozimin në rend dite dhe ta mbështesin zbatimin e tij.
“Mbështetja për të rinjtë duhet të dëshmohet me masa konkrete ekonomike, jo vetëm me premtime”, është mesazhi i iniciativës.




