Fatmir Sejdiu emocionohet në Hotël të Likovës

Kujtim i përmallshën në ditën e mësuesit
Fatmir Sejdiu
Sot shoqata e arsimtarëve shqiptarë “Naim Frashëri” Kumanovë – Likovë në Hotle pati një kremtë të veçantë. Ata ndanë çmime për nxënësit dhe mësuesit më të mirë shqiptarë të këtyre dy komunave.
Pata emocione të papërshkrueshme me nderin që i kishin bërë babait tim Nexhmi Hamit Sejdiut duke i ndarë mirënjohje të veçantë post mortem për kontributin e tij për zhvillimin e arsimimit shqip në atë rrethinë në vitet e 50-ta të shekullit të kaluar.
Pata rastin që t’i falenderoj të pranishmit për mikpritjen e ofruar për familjen tonë në ato vite të rënda pas daljes së babait nga burgu.
Peshë të veçantë këtij manifestimi i dha edhe prania e Ministrit të Arsimit të Republikës Veriore te Maqedonisë z.Arbër Ademi, Zëvendës Kryeministrit z
Sadulla Duraku dhe personalitete tjera nga pushteti vendor.
Pashë sot një brez të rinj shkollarësh të cilët treguan shkathtësitë e tyre të dijës në shumë fusha.
Këtë e pashë si fryt edhe të punës së babait tim dhe të shumë mësuesëve të përndjekur nga Kosova.
Një falenderim të veçantë e shpreh për mësuesin Samet Jahiji kryetar të Shoqatës.