Bekim Sali: Do të ndërtojmë tre parkingje nëntokësore, mbi 1400 vende të reja për parkim në Çair

Bekim Sali në vazhdimësi është duke prezantuar programin e tij për komunë e Carit. Së fundmi në një video të tij, ai premton se do të ndërtojë tre parkingje nëntokësore, të cilat do të sigurojnë 1400 vende të reja për parkim në Çair, por më e rëndësishmja sipas tij, kjo do të bëhet pa uzurpuar hapësirat e gjelbra.

“Në programin tonë e kemi paraparë organizimin e parkingjeve në Çair dje ndërtimin e tre parkingjeve nëntokësore. Parkingu nëntokësore te shkolla fillore ‘Liria’ me 300 vende për parkim te shkolla fillore ‘Liria’. Parkingu nëntokësore te rruga ‘Brigada Maqedono-Kosovare me 400 vende parkimi, parkingu nëntokësor te shkolla fillore ‘Ismail Qemali’, me 700 vende parkimi. Por më e rëndësishmja, zero uzurpim të hapësirave të gjelbra”, ka deklaruar Bekim Sali.

https://www.facebook.com/watch/?v=366404398499812