“Pandora Papers”:Në dokumente dy kompani me pronarë nga RMV-ja

Pronarë nga Maqedonia e Veriut janë të lidhur me dy kompani që përfshihen në dokumentet e ‘Pandora Pappers”, hulumtim ky më I ri i Konzorciumit Ndërkombëtar të Gazetarëve.

Nga ana tjetër, nga të dhënat që deri më tani janë publikuar nuk ka konfirmime se ndonjë funksionar nga Maqedonia e Veriut është I implikuar në dokumentet e “Pandora Pappers”.

Konzoirciumi vazhdon me publikimin e të dhënave për politikanë që kanë fshehur pronat përmes trusteve të formuar në ishujt e parajsave tatimore, por edhe në vende tjera, si për shembull në Dakotën e Jugut në SHBA, që ndërkohë është shndërruar në vend me mbrojtje të mirë për të dhënat për këtë lloj të transferimit të parave dhe bizneseve./KlanMcadonia