Një incident i rëndë ka ndodhur në Draçevë të Shkupit, ku një 27-vjeçar ka sulmuar fizikisht disa udhëtarë në autobus, si dhe shoferin, të cilit është përpjekur t’ia marrë edhe telefonin celular.
Sipas MPB-së, ngjarja ka ndodhur më 3 nëntor, rreth orës 18:20. Pas daljes nga autobusi, i dyshuari ka dëmtuar edhe një veturë të parkuar.
Situata është përshkallëzuar edhe më tej kur në vendngjarje kanë mbërritur policët, të cilët gjithashtu janë sulmuar fizikisht.
I dyshuari A.M. (27) është arrestuar nga policia. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij pritet të parashtrohet kallëzim përkatës.
Maqedoni Kaos në autobus në Draçevë: 27-vjeçari sulmon udhëtarët, shoferin dhe policët





