Bastisje në Koçani! Arrestohet për shpërndarje të drogës shtetasi slloven

Man's hand is locked with the handcuffs

MPB njofton se është ngritur kallëzim penal kundër shtetasit të Sllovenisë, 42-vjeçarit me iniciale A.B. për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhim të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substanca psikoptrope dhe prekusorëve”, respektivisht për shkelje të nenit 215 nga Kodi Penal.

“Me 09.01.2022, me urdhër të marrë paraprakisht nga ana e gjykatës, nëpunësit policorë nga Zyra e jashtme për punë kriminale Koçan kanë kryer bastisje në një shtëpi dhe e kanë kapur A.V. (42) nga Republika e Sllovenisë, me qëndrim të përkohshëm në RMV. Gjatë kontrollit u gjet amfetaminë, një peshore dixhitale me mbetje amfetamine, sende të tjera me mbetje amfetamine, si dhe dy pako me nga 10 fara të kanabisiit” theksojnë nga MPB-ja.

Nga MPB shtojnë se personi është privuar nga liria dhe është mbajtur në Stacionin policor të Koçanit dhe më pas me kallëzim përkatës penal i është dorëzuar Prokurorisë.