Aziri: Ngjarjet në Kuvend, teatër i panevojshëm i orkestruar nga Xhaferi

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Elmi Aziri ka dërguar kritika deri te kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, pasi siç tha, pa pasur nevojë insistoi në seancën e 32-të, dhe si pasojë, siç vlerësoi ai, sot keqpërdori pozitën e tij, Kuvendin si institucion dhe deputetët e infektuar me Covid-19.

“Sot në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, ishim dëshmitarë të një teatri të paparë të orkestruar nga kryetari i Kuvendit, që në fakt paraqet keqpërdorimin e pozitës së kryetarit të Kuvendit, të Kuvendit si institucion dhe keqpërdorimin fatkeqësisht të personave, kolegëve tanë të infektuar me Covid-19. Të cilët me skafanderë, nga kushtet e izolimit u sollën në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, pa pasur fare nevojë”, tha Aziri, transmeton TV21.