Arsovski: Me ritëm të përshpejtuar vazhdojnë përgatitjet për regjistrimin e popullsisë në shtator

Zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Dushko Arsovski në konferencë për shtyp tha se me rritëm të përshpejtuar vazhdojnë përgatitjet për realizimin e regjistrimit të popullsisë në shtator.

Arsovski tha se aplikimi i kandidatëve për regjistrues rajonal dhe instruktorë vazhdon.

“Vetëm gjatë ditës së parë, dje, kanë aplikuar 640 kandidatë. Në të gjitha 50 rajonet regjistruese kanë aplikuar kandidatë edhe për regjistrues edhe për instruktorë”, tha Arsovski.

Ai shtoi se konkursi do të zgjasë deri më 5 gusht, ndërsa më pas do të vijojë testimi i kandidatëve dhe zgjedhja përfundimtare që duhet të bëhet më së voni deri më 15 gusht pas së cilës do të vijojë edhe trajnimi.