Në Greqi sot, më 25 nëntor, po mbahet një grevë 24-orëshe, ku përfshihen punonjës të sektorit publik, transportit dhe arsimit.
Për shkak të grevës priten pengesa në trafikun ajror, linjat e trageteve dhe transportin tokësor, si dhe bllokime të mundshme të rrugëve.
Sindikata kërkojnë paga më të larta, kushte më të mira pune dhe javë 35-orëshe.
Në Athinë, metroja dhe tramvajet do të qarkullojnë vetëm nga ora 09:00 deri në 18:00.
Udhëtarëve nga Maqedonia e Veriut u rekomandohet të kontrollojnë paraprakisht oraret e fluturimeve, trageteve dhe transportit publik.



