Berova është zgjuar mëngjesin e sotëm me minus 11 gradë Celsius, duke shënuar temperaturën më të ulët në vend, sipas të dhënave të DPHM-së të publikuara në orën 8:30.
Në Kriva Pallankë janë regjistruar minus 8, në Strumicë minus 7, ndërsa minus 6 gradë janë matur në Kumanovë, Shtip, Shkup-Petrovec, Demir Kapi dhe Manastir.
Në Lazaropole, Tetovë, Veles, Kavadar dhe Prilep janë regjistruar minus 5 gradë. Në Shkup-Zajçev Rid, Kodrën e Diellit, Krushevë dhe Vinicë temperaturat kanë qenë minus 4, në Gjevgjeli minus 2, ndërsa në Pretor dhe Ohër minus 1 gradë.
Gjatë ditës pritet mot me vranësira të ndryshueshme, ndërsa në mbrëmje dhe gjatë natës në pjesët perëndimore parashihen reshje të herëpashershme shiu. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 7 deri në 12 gradë Celsius.
Në Shkup pritet mot me diell dhe më i ftohtë, me temperaturë maksimale deri në 6 gradë.



