Arrestohet vjedhësi, kërkohej me fletarrest

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se është arrestuar një 43-vjeçar nga Shkupi pasi i njëjti kërkohej me fletarrest për të mbajtur dënimin me burg prej dy vjetësh, transmeton TV21.

“Sot më datë (28.07.2023) rreth orës 14.00 në rrugën “Indira Gandi” në Shkup, nëpunësit policorë nga Sektori për bashkëpunim policor ndërkombëtar në koordinim me Sektorin e Policisë në Shuto Orizarë kanë arrestuar A.Z.(43) nga Shkupi. Ai është kërkuar me fletarrest të Gjykatës Themelore Penale Shkup për mbajtjen e dënimit me burg prej dy vjetësh për kryerjen e veprës penale “vjedhje” në bazë të nenit 235 të Kodit Penal. Personi do të dërgohet në burg për mbajtjen e dënimit”, qëndron në njoftim.