Anulohet seanca kundër Muhamed Zeqirit, mbrojtja thotë se është i sëmurë

Në Gjykatën Penale në Shkup është anuluar sot gjykimi kund ish sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Muhamed Zeqiri. Arsyeja sipas mbrojtjes është gjendja shëndetësore e të akuzuarit.
Në seancën është dashur të dëgjohet edhe dëshmitari Petko Dimitriev nga Bullgaria dhe personi Kire Kostov.
Zekiri akuzohet për kontrata private të lidhura në mënyrë të paligjshme, të cilat e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit për 1.5 milionë euro.
Gjykimi filloi në dhjetor ndërsa në seancën e parë Zeqiri tha se nuk ndihej fajtor. /SHENJA/