“Shënimi i përvjetorit të Goce Dellçevit”, Spasovski: Nuk do të lejojmë kurrfarë incidenti

Ministri i Brendshëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski pas takimit me homologun e tij Bullgar ka deklaruar sot se dikasteri që ai drejtoj nuk do të lejoj kurrfarë incidenti në ditën e shënimit të përvjetorit të Goce De llçevit.

“Nuk do të lejojmë kurrfarë incidenti, do t’i ndërmarrim të gjitha masat që të shënohet përvjetori i Goce Dellçevit, ashtu siç i ka hije”, tha Spasovski.

Nga ana tjetër ministri i brendshëm bullgar Ivan Demerxhiev tha se Goce Dellçev duhet të jetë figura e cila na ofron dhe nuk do të lejojmë personave radikal që të shkaktojnë incidente.

“Gjuha e urrejtjes nuk është rruga e Evropës”, tha Ivan Demerxhiev, ministër i Brendshëm i Bullgarisë.