Një 50-vjeçar nga Shkupi ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është goditur nga një automjet në bulevardin “Nikolla Karev”.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, aksidenti ka ndodhur më 28 tetor, rreth orës 20:40, kur një automjet i tipit “Mercedes”, me targa të Shkupit, i drejtuar nga F.A. (72), ka goditur këmbësorin.
I lënduari është transportuar në Qendrën e Urgjencës pranë kompleksit të klinikave “Nënë Tereza”, ku mjekët kanë konstatuar lëndime të rënda trupore.
Në vendngjarje kanë kryer ekspertizë ekipet e SPB Shkup.





