Alternativa e çon në këmbë Kumanovën, atmosferë fitoreje për 12 prillin

Në një atmosferë impozante para kumanovarëve u prezantua ekipi fitues i Partisë Alternativa
Sot para kumanovarëve u bë prezantimi i Shefit të Shtabit të Partisë Alternativa, Bashkim Murtezi i cili para të pranishmëve prezantoi ekipin e Shtabit. Pjesëmarrës në ngjarje ishte edhe lideri i Partisë, Afrim Gashi si dhe Shefi i përgjithshëm i Shtabit në nivel republikan, Zejd Rexhepi.
Bashkim Murtezi nënvizoi rëndësinë e ngjarjeve të epopesë së UÇK-së si dhe theksoi diskriminimin e vazhdueshëm që po bëhet në Kumanovë. 12 prilli duhet që të ndal valën e diskriminimeve dhe të sjell ndryshimin e madh.
Me fjalë rasti u drejtuan edhe Nagri Rexhepi, kryetari i Partisë Alternativa në Kumanovë, Admirim Haliti, nënkryetar i Partisë Alternativa në nivel republikan, Zejd Rexhepi, sekretar i përgjithshëm i Partisë si dhe Afrim Gashi, kryetar i Partisë.
Në fund të mbrëmjes u shtrua një koktej rasti për të pranishmit.