Nuk mori pjesë në “Global Awards”, por Rita festoi me shoqëri diku tjetër

Mbrëmë në Londër u mbajt ceremonia e ndarjes së cmimeve “Global Awards”.

Në këtë ceremoni ishin të nominuara edhe dy shqiptare, Dua Lipa dhe Rita Ora, por kjo e fundit injoroi eventin.

Rita bashkë me miqtë e saj ishte argëtuar në një tjetër vend, ndërsa tani ndau me ndjekësit disa imazhe në rrjete sociale.

Rita ishte veshur me një stil ndryshe, me pantallona të zeza dhe një jelek, teksa zbulonte belin.