Prokuroria Themelore Publike-Shkup ka ngritur propozim akuzë kundër 41 vjeçarit nga Shkupi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “mashtrim”. I Akuzuari gjatë periudhës 6 maj 2020 deri me 5 mars 2021 ka kryer më shumë mashtrime me qëllim të përfitimit material. Ai me këtë rast ka mashtruar dhe njëkohësisht dëmtuar 10 persona. Me katër nga të dëmtuarit i akuzuari ka nënshkruar marrëveshje për paradhënie për banesa në ndërtim dhe iu ka marrë shuma të ndryshme të parave, por marrëveshje për shitblerje nuk është firmosur asnjëherë. Ndërkohë me 6 të dëmtuarit e tjerë ka nënshkruar marrëveshje për paradhënie dhe më pas edhe marrëveshje për shitblerje në të cilat pa njohuri të pronarëve ka firmosur sikur të ishte shitës.
Maqedoni Akuzë për mashtrim ndaj agjentit të shitjes së patundshmërive