Besnik Bislimi: Qeveria Kurti është Qeveria më pro-UÇK-së

Zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi ka deklaruar se gjatë vizitës së tij në Bruksel dhe bisedave me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak nuk është folur për asnjë temë për dialogun, por kanë qenë vetëm takim informues.Në këtë proces, i dyti i Qeverisë Kurti tha se kanë transparencë të madhe, ani pse u akuzua për izolim të ekzekutivit në këtë temë.Bislimi, i cili po raporton para Komisionit për Integrime Evropiane tha se ka pasur ngecje në zbatimin e ERA 1.

Ai paraqiti argumentet edhe se kush po e pengon liberalizimin e vizave në Bashkimin Evropian.“Brenga ka Ministria e Brendshme të Francës, të cilët së shpejti do të jenë prezentë në Prishtinë për ta parë nga afër luftimin e krimit edhe korrupsionit. Brenga kanë edhe nga Holanda, derisa është thënë se të tilla mund të ketë edhe nga Belgjika”, tha ai.I pyetur për ndikimin e tij, në punësimin siç u tha të nipit të tij Gëzim Tosuni në KShC, Bislimi tha se kjo është deziformatë, pasi i njëjti nuk është nipi i tij.
Ai theksoi se Qeveria Kurti është Qeveria më pro-UÇK që ka pasur vendi.