Ahmeti: Shqiptarët mirënjohës pafund ndaj heronjëve dhe miqve ndërkombëtar

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti sot me rastin e ditës së çlirimit të Republikës së Kosovës, ka lëshuar një mesazh duke falenderuar kështu heronjtë dhe martirët e rënë për kombin si dhe miqtë ndërkombëtarë për paqen në rajon.

“Rrugëtimi jonë drejt Pavarësisë së Kosovës nuk ka qenë i lehtë, por plot sfida e sakrifica, rrugë kjo e larë me gjak për dekada të tëra.Në këto ditë lirie, shqiptarët janë mirënjohës pafund ndaj heronjëve të vendit dhe miqve ndërkombëtar për kontributin e dhënë për liri, pavarësi dhe demokraci”, është shprehur kështu në mesazhin e tij, kryetari i BDI-së, Ahmeti.