Aerodromi kryeson me 1261 raste aktive me virus, në Çair janë 291

Në qytetin e Shkupit është numri më i madh i rasteve aktive, për momentin janë 6943 raste aktive.
Sipas të dhënave të Instituti për Shëndet Publik, raporton SHENJA, në Shkup, më tepër të infektuar ka në Aerodrom-1261 në Qendër dhe Karposh ka nga 1.071, në Gazi Babë 924, Kisella Vodë 880, Gjorçe Petrov-591.
Në komunën e Butelit janë 312 raste aktive, ndërsa në komunën e Çairit-291.

Në komunën e Sarajit janë aktive 54 raste më KOVID-19, ndërsa në komunën e Shutkë-67.
Në Haraçinë janë 11 raste aktive.