A do të vendoset orë policore në Maqedoni për shkak të Koronavirusit? Përgjigjet presidenti Pendarovski! (Video)

Presidenti Stevo Pendarovski, nuk përjashton mundësinë që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Maqedoni, si pasojë e virusit Korona. Ai theksoi se situata me të cilën përballemi është unikate. Ai tha se për hapat e mëtejmë se si duhet të veprohet do të konsultohet me Këshillin e sigurimit dhe me ekspertë, por ka përjahtuar mundësinë që të shpallet orë policore, siç përmendi dje ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, shkruan Gazeta Lajm.
Pendarovski tha se ligjet nuk definojnë se si duhet të veprohet lidhur me zgjedhjet, në rast se imponohet nevoja për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme. Ai tha se në situatë të tillë, Parlamenti aktivizohet, mirëpo pa ndonjë peshë politike, sepse gjithçka do të rregullohet me dispozita dhe vendime që të do të sjellë qeveria.
Në rast të tillë, sipas Pendarovskit, ushtria vetëm se do të ndihmojë policinë.

🔴ВО ЖИВО | Прес-конференција

🔴ВО ЖИВО | Прес-конференција

Posted by Stevo Pendarovski on Friday, March 13, 2020