BDI akuzon VLEN-in: Në nëntë institucione, vetëm 3.5% e të punësuarve janë shqiptarë!

Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Arbër Ademi, ka publikuar një listë me të dhëna që, sipas tij, dëshmojnë për përkeqësimin e përfaqësimit të shqiptarëve në institucionet shtetërore gjatë qeverisjes së VLEN-it.

Sipas shifrave të publikuara nga Ademi, në nëntë institucione janë gjithsej 514 të punësuar, prej të cilëve 496 janë maqedonas (96.5%), ndërsa vetëm 18 shqiptarë (3.5%).

Në disa institucione, sipas kësaj liste, nuk figuron asnjë shqiptar. Kjo përfshin Ministrinë e Administratës Publike, Ministrinë e Energjetikës, Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Spitalin e Kumanovës dhe Akademinë Ushtarake.

„A e dini pse gënjejnë? Sepse nuk kanë rezultate! Ja një pjesë e ndryshimit që na premtuan”, ka shkruar Ademi, duke e mbyllur reagimin me fjalën: „Marre!”

BDI përmes këtyre të dhënave rikthen në qendër të debatit politik çështjen e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të shqiptarëve, një nga premtimet kryesore të VLEN-it.
Fejzi