Deputetja e LSDM-së, Sanja Lukarevska, ka kritikuar propozim-buxhetin për vitin 2027, duke pretenduar se ai parasheh ulje të mjeteve për mbrojtjen sociale, arsimin dhe shëndetësinë, ndërsa rrit shpenzimet për kamatat e borxheve.
Gjatë debatit në Komisionin parlamentar për financim dhe buxhet, Lukarevska theksoi se për mbrojtjen sociale janë planifikuar 14,3 miliardë denarë, ndërsa për kamatat e borxheve 24,9 miliardë denarë, apo 18,2 për qind më shumë se në ribalancin e buxhetit për vitin 2026.
Ajo ngriti shqetësime edhe për arsimin, duke theksuar se, sipas analizës së Zyrës Parlamentare të Buxhetit, mjetet për Ministrinë e Arsimit janë ulur për 503 milionë denarë, ose 28,5 për qind krahasuar me vitin paraprak.
Lukarevska paralajmëroi gjithashtu se varfëria prek 21,9 për qind të fëmijëve deri në moshën 17-vjeçare, ndërsa te familjet me tre ose më shumë fëmijë kjo shkallë arrin në 45 për qind.
Sipas saj, propozim-buxheti për vitin 2027 nuk garanton mbështetjen e nevojshme për kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve.




