Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, ka dënuar ashpër dhunën ndaj grave, pas rrahjes brutale të 26-vjeçares në Ohër dhe rastit tragjik të 17-vjeçares që humbi jetën.
Ai kërkoi nga policia, prokuroria dhe gjykatat të veprojnë urgjentisht, pa presione, privilegje apo standarde të dyfishta.
Shasivari theksoi se Kodi i ri Penal forcon mbrojtjen e viktimave dhe parasheh dënime më të ashpra për format e rënda të dhunës.
“Asnjë grua nuk duhet të jetojë me frikë dhe asnjë autor i dhunës nuk duhet të besojë se mund të mbetet i paprekshëm”, porositi Shasivari, duke kërkuar zbatim të përpiktë të ligjit dhe përgjegjësi institucionale.




