Grabitje në Vizbegë të Shkupit! Vidhen para, ar dhe një veturë e MEPSO-s

Një vjedhje në një shtëpi në fshatin Vizbeg të Shkupit është raportuar në polici, ku përveç stolive të arit dhe parave, hajdutët kanë marrë edhe një veturë në pronësi të MEPSO-s, përcjell TV21. Sipas denoncimit të dorëzuar më 16 nëntor në SPB Shkup, persona të panjohur, gjatë periudhës nga 13 deri më 15 nëntor, kanë hyrë me forcë në shtëpi. Nga objekti kanë marrë stoli ari, para dhe çelësat e dy automjeteve. Më pas, duke përdorur njërin prej çelësave të vjedhur, kanë marrë edhe veturën e tipit “Dacia”, në pronësi të MEPSO-s. Policia njofton se po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit dhe identifikimin e autorëve.

“Më 16.11.2026, në orën 00:30, në SPB Shkup, L.L. (29) ka denoncuar se në periudhën nga 13 deri më 15.11.2026, në fsh. Vizbeg, rrethina e Shkupit, me përdorimin e forcës ishte është hyrë në një shtëpi dhe janë marrë ar, para dhe çelësat e dy automjeteve të udhëtarëve, ndërsa më pas, me çelësin e marrë, ishte vjedhur edhe një automjet i udhëtarëve „Dacia“, në pronësi të SHA MEPSO. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.