Një 28-vjeçare nga Kumanova do të përballet me kallëzim penal, pasi dyshohet se i kishte detyruar dy fëmijët e saj të mitur të kryenin punë fizike të papërshtatshme për moshën dhe aftësitë e tyre, si dhe t’i detyronte të lypnin.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, Sektori për Punë të Brendshme në Kumanovë ka ngritur kallëzim penal kundër I.E. (28), për veprën penale „neglizhencë dhe keqtrajtim i fëmijës“.
Sipas policisë, gruaja kishte neglizhuar detyrimet prindërore për kujdesin dhe edukimin e fëmijëve, duke i detyruar ata të punonin dhe të lypnin.




