Një 42-vjeçar nga Shkupi është arrestuar pasi kishte sulmuar fizikisht një grua 59-vjeçare në një autobus në lagjen Butel të Shkupit.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, incidenti ka ndodhur më 15 nëntor, pas një mosmarrëveshjeje mes tyre gjatë udhëtimit me autobus.
Policia e ka arrestuar të dyshuarin në orën 17:10. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.




