BDI godet VLEN-in për “Phoenix Pharma”: Mos e kërkoni përgjegjësinë te Taravari, për shitblerjen vendosi Komisioni ku keni përfaqësuesin tuaj!

BDI ka reaguar ndaj VLEN-it lidhur me rastin e kompanisë “Phoenix Pharma”, duke e akuzuar se po përpiqet ta zhvendosë vëmendjen nga kjo çështje dhe t’ia atribuojë përgjegjësinë ish-ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari.

Sipas BDI-së, Ministria e Shëndetësisë nuk është institucioni kompetent për miratimin e shitblerjeve të kompanive private, pasi kjo përgjegjësi i takon Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës, i cili, sipas partisë, ka miratuar transaksionin.

Nga BDI theksojnë se në këtë Komision ka edhe përfaqësues të VLEN-it, duke e akuzuar koalicionin qeverisës për përpjekje për të shmangur përgjegjësinë politike.

“Mjafton ta dinë se si funksionon shteti para se të tentojnë t’ua shesin qytetarëve një tjetër manipulim”, thuhet në reagimin e BDI-së.