EVN Maqedonia ka njoftuar se të mërkurën, më 10 qershor 2026, për shkak të punimeve të planifikuara në rrjetin elektrik, disa zona të Shkup dhe rrethinës do të mbeten përkohësisht pa furnizim me energji elektrike.
Sipas njoftimit, nga ora 08:30 deri në 15:30 pa energji do të mbeten një pjesë e rrugëve Naum Naumovski-Borçe dhe Leninova (Aminta III), në Komuna Qendër, përfshirë zonën ku ndodhen ndërtesat “Kala”, “Atelje”, “Admiral” dhe objekte të tjera përreth.
Ndërprerje të energjisë do të ketë edhe në Dollno Sonje, ku nga ora 09:00 deri në 13:00 pa furnizim do të mbeten një pjesë e përdoruesve në rrugën 9, rrugën B, si dhe në rrugët 8 dhe 12.
Ndërkaq, nga ora 09:00 deri në 15:00, energjia elektrike do të ndërpritet për një pjesë të zonës së Ribilimusit në drejtim të fshatit Mirkovci dhe Orizarës.
EVN u bën thirrje qytetarëve dhe bizneseve në zonat e prekura që të planifikojnë aktivitetet e tyre në përputhje me oraret e paralajmëruara të ndërprerjeve.





