Shkruan: Xhevdet Nasufi
Referuar statusit faktik të avokatit të popullit,tretmanit dhe rolit tij në Maqedoninë e Veriut, kuadri që zgjidhet në këtë funksion bazuar edhe në përvojë është njeri i pushtetit dhe kursesi kundër pushtetit. Zgjedhja e bërë këto ditë në funksionin e avokatit duket tamam si rrëfim horor, tragjikomik për BDI por edhe më shumë për Naser Zyberin që “zbret” nga froni i kryeministrit të gjithpushtetshëm, në “karriken” e referentit me punë vullnetare dhe pa pushtet.
Është tipike ballkanike dhe gërryese deklarimi i Zyberit se vjen në këtë funksion si person jopartiak. Nëse insistohet në këtë apartizëm pse kandidatura e tij nuk u nisë nga opozita apo nga sektori joqeveritar,procedurë që edhe është në pajtushmëri të plotë me sensin e funksionit të avokatit të popullit qe e bene te dallueshem nga avokati publik (lexo i shtetit(.
Ky ndryshim kadrovik pas pothujse njëzet vitesh (kaq kohë qëndroi avokat i popullit Ixhet Mehmeti) sa është e gjatë edhe qeverisja e BDI-së, në sensin më të mirë e provonë mendësin e koruduar shqiptare në politikë,atë mendësi e cila nuk e ka çmontuar mentalitetin neokomunist të shtetit në raport me shqiptarët(shikoni instalimin e funksionit të zëvëndëskryeministrit maqedon për politike të jashtme pas zgjedhjes së Bujar Osmanit të udhëheq Ministrin e punëve të jashtme).
Sipas kësaj logjike që po eksponohet nga BDI, të drejtat dhe barazia e shqiptarëve këtu edhe mëtej kalojnë nëpër numra të punësuarish që spunojnë, nëpër numra të funksioneve që nuk funksionojnë dhe nuk ushtrojn pushtet. Mjerisht,ky koncept politikë shqiptar në raport me agresivitetin e politikave sllave gjithmon ka stimuluar pabarazinë e shqiptarëve në Maqedoni dhe ka “përvetsuar” politiken shqiptare në pushtet. Ecja politike në këtë traektore me sllavët nuk është mençuri politike dhe nuk sjell progres që stimulon zhvillimin, por përkundrazi akumulon rrezikshmëri që mund të përfundojë në krizë nderetnike.
Nuk është fshehtësi, propozimin për zgjedhjen e avokatit të ri të popullit e ka bërë BDI, ashtu sikur është sekret publike se zgjedhja e Zyberit avokat i popullit është borxhlarje për garen e sukseshme zgjedhore për BDI në siglen,”kryeministër i parë shqiptar”. Zyberi ka patur karierë të qeveritarit (ministër) dhe të ligjvënsit (deputet). Andej,funksioni i Avokatit (i degraduar skajshmërisht në Maqedoninë e Veriut) nuk i shkon për nder karierës së Zyberit në njëren anë, por as kompaktibilitetit të personalitetit të tij në këtë funksion qytetar. Në sensin më të mirë, funksioni i avokatit duhet të kapitalizojë hallet dhe dertet e qytetarit. Këtë nuk e ka bërë avokati gjertani dhe Naser Zyberi nuk është zgjedhur për ta bërë këtë. Dëshmi për këtë është fakti në rrjedhojë: Tani kur po shkrujm këto rreshta dhe i shqiptojm në heshtje, në rrugët e Shkupit po dëgjohen zërat e shqiptarëve në protesta për drejtësi,për gjyqësi të drejtë, për Monstren, Almirin, Sopotin e shumë të tjerë që po sakrifikohen prej një sistemi të padrejtë, në të cilin dhe për të cilin politika shqiptare vetflijohet dhe vetësuspendohet padrejtësisht.
Janë dy momente shtesë papërputhshmërie në këtë katraurë me avokatin e popullit,por edhe mosdallimi nga avokati publik(lexo i shtetit):
Së pari,Naser Zyberi fushaten zgjedhore
parlamentare e nxitoj ne siglen për kryeministër të parë shqiptar dhe partia për të cilën garojë (BDI) i fitoj zgjedhjet por Zyberi nuk u bë kryeministër;
Së dyti, deklarimi dhe premtimi publik i bërë në zgjedhjet parlamentare nga BDI dhe Zyberi janë detyrime publik. Si rrjedhojë duhej të përmbushej detyrimi. Kjo nuk ndodhi.
Përfundimisht dhe qartësisht,shqiptarët në Maqedoninë e Veriut përjetuan manipulim politikë shkallmues pasi në rrethana të ecjes neper tehun të shpates BDI ndertoje qeverinë Zaevi 2.
Për kujtesë, kontributi i gjithmbarshëm i shqiptarëve në këtë shtet ka traditë historike. Bile, edhe BDI, pjese e luftës, ne pushtet pas luftës së vitit 2001, në mënyren më të panatyrshme e dha këtë kontributë. Pikërisht ky kapital i çmuar kombëtar sot e bën BDI me të papërgjegjshme kombëtarisht. Mendësia se kryeministri shqiptar ishte promovim – ide e suksesshme është apsurd politik që e dëmton poziten e shqiptareve në shtet dhe lëndon krenarinë kombëtare te tyre.