Micko devijon rrugën europiane drejt Beogradit!

Shkruan: Medai SHAHOLLI

Makina qeveritare dhe GPS i modifikuar nga premieri I Severnistanit e njohin si rrugë me te shkurtër Beogradin në vend të Brukselit si rrugë e integrimeve europiane.

Edhe pas takimit të ministrit të jashtëm Mucunski në Sofje me palën bullgare, ku iu kërkua zbatimi i marrëveshjes së Brukselit për ndryshimet kushtetuese dhe futjen e bullgareve në kushtetutë, si kusht për vazhdimin e negociateve me BE-në, kryekomiti Micko vazhdon të ngul këmbë se nuk ka garanca të mjaftueshme se nuk do ketë kushte të tjera që lidhen me gjuhën kulturën dhe historinë e tyre pas ndryshimeve kushtetuese.

Megjithatë, makina qeveritare me GPS të modifikuar tashme e ka bërë zgjidhjen drejt Beogradit dhe botës serbe, si orientim parësor i politikës serbomadhe të qeverisë së tij, jo drejt Brukselit.

Nga ana tjetër, subjekti shqiptar me emrin VREDI , anëtarë e koalicionit qeverisës të akomoduar në bordellon qeveritare, duke përfituar nga leverditë e pushtetit nuk guxojnë t’ia përmendin po atë argument kokefort që despoti i tyre i kërkon bullgarëve mbi mohimin e identitetit gjuhësor në kushtetutë me emrin turpit si 20!

Ahere, për çfarë rrugë europiane flasin qullashët tanë në qeverinë e koalicionit për të arriturat dhe ndryshimet që ata kanë sjellë, kur po ato argumente ( gjuha dhe identiteti maqedon) që kryekomiti i kërkon bullgarëve t’i respektoj, me po ato argumente mbi identitetin dhe gjuhën shqipe po ky kryeministër ia mohon shqiptarëve dhe lolot e VREDI-t nuk guxojnë t’i përmendin më si kushte të vazhdimit të përfaqësimit të tyre në këtë koalicion antishqiptar!

Bota serbe tashmë është ulur këmbëkryq jo vetem në Shkup dhe Kumanovë, por edhe në Tetovë e gjetkë, kur falë vredistët si shfalerka të pushtetit nuk guxojnë të ngrenë dorën për të kundërshtuar politikën antishqiptare që ndjek qeveria e koalicionit me kryekomitin Micko, por për hir të interesave karrieriste ata heshtin duke i shkelur parimet dhe interesat kombëtare me të dya këmbët!