100 kumanovarë janë vaksinuar në Serbi

Më shumë se 100 qytetarë nga Kumanova që kanë dy shtetësi (të Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë) janë vaksinuar kundër Kovid-19 në disa qytete të Serbisë, ka informuar kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, transmeton gazeta LAJM.
“Sipas informacioneve të mia, në Kumanovë deri më tani ka rreth 100 persona të vaksinuar, kryesisht persona që punojnë në sistemin shëndetësor. Definitivisht, procesi i imunizimit shkon ngadalë, mbase edhe mungesa e vaksinave është problem, por për këtë autoritetet shëndetësore duhet të japin përgjigjen e saktë. Në këtë moment, jo Maqedonia por njerëzimi nuk ka zgjidhje tjetër përveç se të praktikojë atë që është praktikuar gjithmonë, siç është imunizimi masiv. Edhe po presim momentin të përgatitemi që të zbatojmë imunizimin pasi të marrim vaksinat, çfarë do të ndodh në shkencë dhe me mutacionet ato janë sifda të reja”, tha Dimitrievski.