Në Poliklinikën “Jane Sandanski”, filloi vaksinimi me “Sputnik”

Filloi vaksinimi me Sputnik në Poliklinikën “Jane Sandanski” në Shkup. Procesi ka filluar nga ora 8.00 të mëngjesit për të vazhduar deri në orën 20.00 të mbrëmjes. Punonjësit shëndetësor kryesisht nga qytete tjera të vendit, po vaksinohen sot me dozën e parë të vaksinës ruse, ndërkaq nuk dihet se kur do të fillojë vaksinimi i personave të moshuar ( nga shtëpitë e pleqve) siç u paralajmërua nga Ministria e Shëndetësisë se ata do të ishin pranuesit e dozave të para të Sputnik-ut.

Drejtori i kësaj Poliklinike tha për ALSAT se kjo vaksinë është shumë e thjeshtë për tu aplikuar dhe procesi po ec shumë shpejtë.