Një skenë shqetësuese është filmuar mëngjesin e sotëm në bulevardin „Partizanski Odredi“ në Shkup, ku një automjet është parë duke lëvizur në drejtim të kundërt të qarkullimit.
Pamjet janë publikuar në rrjetet sociale dhe kanë nxitur reagime për sigurinë në komunikacion. Një veprim i tillë paraqet rrezik serioz për shoferët e tjerë dhe mund të përfundojë me pasoja të rënda.
Për momentin nuk ka të dhëna të konfirmuara për identitetin e shoferit apo nëse policia ka ndërmarrë masa lidhur me rastin.
Kur rruga shndërrohet në rrezik, një gabim i vetëm mund të kushtojë jetë!





