Intervistë me legjendën e këngës popullore, Haxhi Maqellara: Këngët e tij për liri, çuan në këmbë gjith shqiptarët

Haxhi Maqellara është një emër i njohur i muzikës folklorike shqiptare, jo vetëm për gjeneratat më të moshuara, por edhe për gjeneratat e reja, shkruan gazeta LAJM.

Këngët e komponuara dhe të interpretuara prej tij, ishin frymëzim për rininë liridashëse shqiptare që nga vitet e tetëdhjeta. Kjo nuk kaloi pa i rënë në sy regjimit serbomadh të Millosheviqit që kishte filluar të nxjerrë kokë. Pikërisht ky regjim e futi Haxhi Maqellarën në listë të zezë bashkë me shumë intelektualë tjerë shqiptarë nga Kosova, Maqedonia, Lugina e Preshevës e Mali i Zi.

Haxhi Maqellara ishte në kulmin e karrierës kur vendosi të emigrojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për shkak se regjimi ishte duke bë përgatitjet e fundit për arrestimin e tij. Kërkohej nga policia edhe në vendlindjen e tij në Dibër, por edhe në Prishtinë, ku kishte filluar të jetojë. Për të mos i shkaktuar telashe më të mëdha familjes, Maqellara emigron në SHBA.

Ai edhe sot e kësaj dite mbetet i afërt me publikun shqiptar. Vitet kanë kaluar, por zëri i tij ka ruajtur ngjyrën karakteristike si në vitet e rinisë. Bashkë me familjen tani jeton në Staten Island të Nju Jorkut, por muzika ende mbetet pasioni i tij.

Ekipi i Televizionit Lajm zhvilloi një intervistë në Nju Jork me këngëtarin e njohur, në të cilat ai sjell edhe detaje të patreguara deri më tani lidhur me jetën dhe karrierën muzikore. Intervistën mund ta përcillni në videon më poshtë:

Kur këndonte Haxhi Maqellara, askush s’mund t’i dilte para, këngët e tij për liri, frymëzuan shqiptarët në ish Jugosllavi! (Video)

Kur këndonte Haxhi Maqellara, askush s’mund t’i dilte para, këngët e tij për liri, frymëzuan shqiptarët në ish Jugosllavi! (Video)

Posted by Lajm TV on Friday, February 7, 2020

Loading...