ZYRTARE: Max Verstappen rinovon për gjashtë vite me Red Bull

Vozitësi Max Verstappen ka rinovuar kontratën me Red Bull.

Holandezi që fitoi titullin e kampionit të botës për herë të parë në karrierë vitin e kaluar, ka rinovuar për gjashtë vite me Red Bullin, shkruan lajmi.net.

Përmes një komunikate zyrtare në “Twitter”, Red Bull me një video të bukur prezantoi rinovimin e kontratës së Verstappen.

“Gjashtë sezone me shpejtësi të plotë. Këtu nga 2022 dhe më tej”, shkruhet në mbishkrim.

 

Ndërkohë, Verstappen do synojë këtë vit që të rimbrojë titullin e kampionit.