Ceferin për Superligën Evropiane: Njëherë përdoren pandeminë, tash luftën

Presidenti i UEFA-së, Aleksander Ceferin ka folur sërish për Superligën Evropiane.

Projekti i Superligës Evropiane pritet të zyrtarizohet sot (e enjte) nga presidenti Andrea Agnelli në orët e ardhshme, transmeton lajmi.net.

Për këtë ka reaguar edhe Ceferin që thotë se projekti i parë u zbulua në pandemi, ndërsa tani po e publikojnë në një luftë.

“Fillimisht ata hodhën ide të pakuptimta në mes të pandemisë. Tani po dëgjojmë se po nisin një tjetër në një luftë. Ata duhet të jetojnë në një botë paralele”, nënvizoi ai.

Ndërkohë, ende nuk dihet ora saktësisht kur Agnelli do e zyrtarizojë projektin e Superligës Evropiane.