UEFA godet Kosovën me 42 mijë euro gjobë, stadiumi “Fadil Vokrri” rrezikon mbylljen!

UEFA ka dënuar Federatën e Futbollit të Kosovës me gjithsej 42.250 euro gjobë për incidentet gjatë ndeshjes Kosovë–Izrael (0:0), në Ligën e Kombeve.

Gjobat përfshijnë 10 mijë euro për sjellje diskriminuese, 10 mijë për fishkëllimat gjatë himnit izraelit, 20 mijë për një mesazh të cilësuar të papërshtatshëm dhe 2.250 euro për hedhjen e objekteve në fushë.

Përveç gjobës, UEFA ka paralajmëruar edhe mbylljen e pjesshme të stadiumit “Fadil Vokrri” për një ndeshje, masë që për momentin mbetet me kusht.

Ky është ndëshkimi i dytë që UEFA i shqipton Kosovës gjatë edicionit të pestë të Ligës së Kombeve.