Zyrtare: Bergwijn largohet nga Tottenhami për në Ajax

Steven Bergwijn është larguar nga Tottenhami.

Lajmin e konfirmoi vetë klubi, përmes një njoftimi në rrjetet sociale, transmeton lajmi.net.

Lojtari u transferua në vitin 2020 nga PSV Eindhoven, por që nuk arriti të japë më të mirën e tij në këto dy vite në Londër.

Lojtari tanimë iu është bashkuar Ajaxit për shumën e 30 milionë eurove.