Zyrtare: Pepe Reina transferohet te Villarreali

Pepe Reina është transferuar te skuadra e Villarrealit në Spanjë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi, përmes një njoftimi në rrjetin social, Twitter, transmeton lajmi.net.

Lojtari erdhi në Spanjë si me parametra zero, pasi i skadoi kontrata me Lazio.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Shihemi së shpejti. Përqafime”, u shpreh Reina në prezantimin e tij.