E konfirmuar: Pedri do ta marrë numrin 8 te Barcelona

Pedri nga sezoni i ardhshëm do ta veshë fanellën me numrin 8 me Barcelonën.

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi katalunas, përmes një njoftimi në rrjetet sociale, transmeton lajmi.net.

Mesfushori, përkundër lëndimeve të shpeshta, bëri një sezon të mirë me “blaugranat”.

Më herët numrin 8 te Barcelona e ka veshur edhe Andres Iniesta, që konsiderohet si mesfushori më i mirë në histori të klubit.