Zylfi Adili-Qufa kërkon hetim ndërkombëtar për vrasjen e Harun Aliut (Video)

Dhjetë vite më parë, policia maqedonase ekzekutoi në afërsi të fshatit Radushë, njërin nga komandantët më të njohur të UÇK-së, Harun Aliu- Kushtrimi, së bashku me shokët e tij, Xhafer Shala, Qemal Fejzullahu dhe Shaban Zenuni. 10 vite pas vrasjes së tij në opinion ka shumë dilema për rrethanat dhe arsyet në të cilat ndodhi vrasja. Në një intervistë ekskluzive për gazetën LAJM, bashkëluftëtari i Harun Aliut, Zylfi Adili-Qufa, flet për njohjen me Harun Aliun, për ëndrrën e tij si dhe nevojën për një hetim të pavarur ndërkombëtar për të zbardhur të vërtetën për këtë rast. Në videon më poshtë mund ta ndiqni të plotë intervistën me Zylfi Adilin.