Zvicra vendosi mbajtje të obligueshme të maskës në transportin publik

Për herë të parë nga shpërthimi i epidemisë së koronavirusit në Zvicër, që sot në fuqi është mbajtja e obligueshme e maskës mbrojtëse në transportin publik.

Maskat, gjithashtu, që sot janë të obligueshme në të gjitha fluturimet e kompanisë “Suis”.

Deri më sot, maska mbrojtëse ishte vetëm rekomandim. Megjithatë shumica e kishin injoruar rekomandimin për çka masa tani është e obligueshme.

Në Zvicër deri më tani janë evidentuar mbi 32 mijë raste të të infektuarve me koronavirusr dhe afro 2000 të vdekur. /MIA