Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

Një tërmet me magnitudë 3.8 ballë të shkallës Rihter, me epiqendër në Greqinë veriore, është ndjerë mëngjesin e sotëm në Manastir, Ohër dhe vendbanimet përreth.

Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiano-Mesdhetare (EMSC), epiqendra e tërmetit ishte 13 kilometra në juglindje të Lerinës, ndërsa lëkundjet u regjistruan në një thellësi prej 7 kilometrash.

Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Matematikore në Shkup njoftoi se tërmeti kishte magnitudë lokale 4 sipas shkallës Rihter dhe epiqendrën rreth 140 kilometra në jugperëndim të Shkupit.

Në Manastir, Ohër dhe rrethinë, tërmeti është ndjerë me intensitet prej 3 gradësh sipas Shkallës Makrosizmike Evropiane.