Çair: Zaev e quan Ali Ahmetin “macja” e Gruevskit, “komandantët” e BDI-së heshtin si “trima”

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev tha se ashtu siç ra Nikolla Gruevski, tani në kto zgjedhje do të bjerë edhe Ali Ahmeti. Në mes të Çairit Zaev e quajti Ahmetin “mace” të Gruevskit, kurse “komandantat” e BDI-së që zakonisht janë agresiv ndaj shqiptarëve nëse flasin diçka keq për Ahmetin, në rastin e Zaevit kanë heshtur “si trima”.

“Ligjin për gjuhët e paska sjellur Ali Ahmeti. ‘Nesër n‘saba’. Pse nuk e solli kur ishte në pushtet Nikolla Gruevski? Nuk e solli sepse sillej si ‘macushe’ rreth Gruevskit dhe nuk kishte guxim. Duhej të paraqitet LSDM-ja dhe koalicioni që të miratohet ky ligj”, porosit Zaev Ahmetin.
“Ra njëri, tani do bjerë edhe partneri tjetër nga regjimi 11 vjeçar. Vetëm humbja e plotë e regjimit të VMRO-së mund t’i ringjallë ato si parti dhe ti evropeizojë”, theksoi Zaev.