Vuçiq ironizon kandidatin studentor për president të Serbisë: „Edhe ne e kemi Bajdenin“

Ish-presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka ironizuar përzgjedhjen e akademikut 65-vjeçar Radomir Saiçiq si kandidat të studentëve për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Serbi.

Gjatë një takimi me anëtarë të Partisë Përparimtare Serbe (SNS), njëri nga të pranishmit tregoi se fqinji i tij do të votonte për rininë. Vuçiq, 56 vjeç, u përgjigj me ironi se kandidati i tyre për president do të jetë 15 vjet më i moshuar se ai.

Një tjetër pjesëmarrës ndërhyri me komentin: „Edhe ne e kemi Bajdenin“, duke iu referuar ish-presidentit amerikan Joe Biden.

Vuçiq më pas e publikoi takimin edhe në rrjetin social X, duke deklaruar se mbështetja e qytetarëve i jep forcë për të vazhduar luftën politike.

Zgjedhjet presidenciale në Serbi janë caktuar për 27 dhjetor. Vuçiq nuk mund të kandidojë më për një mandat tjetër, pasi Kushtetuta serbe lejon maksimumi dy mandate presidenciale. Sipas raportimit, SNS ende nuk ka vendosur nëse do të propozojë kandidat të vetin.