Zjarrin te Hotel “Kristali” e ka shkaktuar familja e pastreh që jeton aty

Eshte djegur njera nga dhomat e tanimë ish-hotelit “Kristal” (ne gjendje pothuajse teresisht te shkaterruar), qe gjendet mu ne sheshin qendror te Kumanoves, raporton portali “Kumanova Sot”.
Zjarri ka shperthyer mbreme ne ora 21.30, nderkaq sipas te gjitha gjasave, zjarrin dyshohet ta kete shkaktuar familje e pastrehe e cila tanimë nje kohe eshte strehuar aty.
“Intervenuam me nje automjet dhe 4 zjarrëfikës. Zjarrin e ja shkaktuar nje familje e panjohur qe jetonte aty”, deklaroi pas shuarje se zjarrit komandanti i Njesitit zjarrefikes Dejan Ilievski, duke shtuar se nuk eshte hera e pare qe intervenojne te ish-hotel “Kristali”.
Objekti i Hotel Kristal’it me vite eshte e braktisur dhe sikur i eshte lene dhëmbit te kohës që po e shkaterron dalngadal. Prandaj duke qene e braktisur po e shfrytezojne lloj-lloj njerezish.
Ky objekt dikur ka qene sinonim (shrnhe mbrojtese) e Kumanove mirepo kontesti gjyqesor per tranzicionin nga prona shteterore ne ate private, ka ngjalle dyshime te medha prandaj sot ka mbet si nje “kufomë” ne mes te qytetit./KumanovaSot